--- In cybalist@..., Piotr Gasiorowski <piotr.gasiorowski@...>
wrote:
> Oh dear, 208 pages of Old Albanian as spoken in 1210? I eagerly
hope it isn't a canard -- it sounds almost too great to be true! When
the manuscript gets published it will be a frabjous day not only for
Albania and Albanian studies but for Indo-European linguistics as
well. Albanian evidence is often neglected or underestimated
precisely because the language is attested so late and so imperfectly.
[Alvin] According to Gazeta Shqiptare the manuscript is made of three
entities: teological, philosophical and historical. All written in
Albanian.
I took the freedom to bring here the entire article in
Albanianwritten by Dr.Musa Ahmeti:
GAZETA SHQIPTARE
"Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe
i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike,
filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf
Së shpejti në botim dorëshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin
Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip
--------------------------------------------------------------------
Dr.Musa Ahmeti
Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të
supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të
shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula
e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën
shqipe "Meshari" nga viti 1555.
Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar.
Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime
shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo
Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të
ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk
ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur
arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm
për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë
shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se
ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër
se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo
Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në
fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër
arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të
mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të
zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin.
Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i
tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike,
filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori
shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar
dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në
vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument
të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku
thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi
unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e
kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i
urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër
Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera
shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar
prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me
popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a
latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis
nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në
vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII,
traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu
edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me
titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER
KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në
histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe
të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në
të gjithë librat e tyre". Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor
i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor
Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të
dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që
ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën
Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën
greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga
të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është
prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe
shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore. "
> ----- Original Message -----
> From: mbikqyres
> To: cybalist@...
> Sent: Monday, September 23, 2002 10:00 PM
> Subject: [tied] Albanian manuscript from 1210 AC
>
>
>
> For those who might be interested.
> According to Albanian newspaper Gazeta Shqiptare, Albanian
> reaserchers have found an Albanian manuscript dated 1210 AC written
> from somebody called Teodor Shkodrani. The question is about an
> autograph of 208 pages found in the archives of Vatican, all
written
> in Albanian.
> The oldest Albanian text known until now was "Formula e Pagëzimit"
> from 1462.